Minogue, me këngë dhe klipe seksi

Mediale Vip

Minogue, me këngë dhe klipe seksi

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:53

Kylie Minogue po punon në këngët më seksi të karrierës së saj, të cilat pritet të lansohen gjatë këtij viti.

Pas zhgënjimit të vitit të kaluar me hitin “Kiss Me Once”, Kylie shpreson ta ringjallë karrierën e saj me një këngë dhe klip të nxehtë.

Këngëtarja australiane mësohet se po përgatit një këngë me ritme latine, që po punohet nga miku i Gagas, Fernando Garibay, dhe njëshi i diskos, Giorgio Moroder.

“Kylie është shumë e ëmbël. Ajo po bën një tjetër këngë me mikun tonë Fernando, që realizoi këngën e Gagas ‘Born This Way’”, ka thënë Giorgio.

“Janë katër këngë që janë shumë seksi dhe shumë jokomerciale – zëra të ri të bukur”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat