Ornela Muti pranon: Po, ka pasur një flirt mes meje e Adriano Çelentanos

Mediale Vip

Ornela Muti pranon: Po, ka pasur një flirt mes meje e Adriano Çelentanos

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:06

Ornela Muti me 9 mars mbush 60 vjeç, por pavarësisht kësaj ajo është e bukur dhe ka një hijesi të përjetshme. Gjatë një interviste të dhënë në Itali, Muti rrëfehen edhe diçka për ndjenjat e saj.

“I fejuari im? Kjo është një pjesë që nuk e ndjej, por nëse më uron jam e gëzuar. A mund të jesh e dashuruar me një njeri që zhduket pa dhënë shpjegime?”, tha Muti për ish-të fejuarin francez.

Ajo pranon se e vetmja tradhti ka qenë gjatë kohës që ishte e lidhur me Federico Fachinetti, pasi ka flirtuar me Adriano Celentano.

“Po , të betohem q ky është i vetmi rast. Adriano e tregoi këtë episod pas kaq shumë vitesh, pa më pyetur fare. Beh, unë nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë”, tha aktorja bukuroshe.

Për sa i përket projekteve Ornela deklaron: “Udhëtim pa u ndalur. Do bëj teatër, duke luajtur një personazh rus. Kam projekte edhe në Spanjë e Itali. Sapo lexova një skenar origjinal. Tek ne kinemaja nuk është se po ecën shumë mirë. Nuk dua të interpretoj role që nuk më pëlqejnë.

Rolin e gjyshes nuk ma japin sepse nuk i tregoj vitet e mia, por e di që publiku vazhdon të më dojë dhe për këtë ndihem e lumtur. Një ditë do të bëhem producente”, e mbyll rrëfimin Muti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat