Të quhesh Clooney nuk mjafton

Mediale Vip

Të quhesh Clooney nuk mjafton

Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:45

Edhe nëse quhesh Clooney, jo gjithmonë të hapen të gjitha dyert. Kështu, çifti George-Amal ka parë t’i refuzohet një tryezë në një restorant italian të Nju Jorkut.

Sipas “Daily News”, çifti shpresonte në një prenotim të minutës së fundit, por restoranti ishte i tejmbushur dhe përdorimi i mbiemrit të njohur nuk shërbeu për asgjë, pasi menaxherët u përgjigjën “jo” pa asnjë ngurrim.

Megjithatë, George dhe Amal nuk shkuan në shtrat me barkun bosh, pasi specialitetet italiane i shijuan në orët e mëvonshme.

Aktori dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Nju Jork për një event në Lincoln Center, gjatë të cilit u nderua aktori Paul Newman.

“Ishte një nga personat më të talentuar dhe më argëtues që kam njohur ndonjëherë”, komentoi Clooney.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat