Rita: Refuzimet më bënë artiste më të fortë

Mediale Vip

Rita: Refuzimet më bënë artiste më të fortë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 09:54

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka thënë se gjatë karrierës së saj muzikore është refuzuar shumë shpesh nga studiot muzikore, por ka shtuar se kjo e ka bërë një artiste edhe më të fortë.
Në një intervistë për revistën “In Style”, krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down”, ka thënë se njerëzit i kanë thënë “jo” shpesh dhe se këtë nuk do ta harrojë gjatë tërë jetës së saj.

“Shumë shpesh më kanë thënë ‘jo’ gjatë karrierës sime”, ka thënë Ora.

“Nuk do të thotë se ka mbaruar kjo punë... unë mund të mbaj mend çdo refuzim që më kanë bërë gjatë jetës sime. Ato nuk largohen nga koka ime. Por ato të bëjnë më të fortë”, ka shtuar Rita.

Trajnerja e “The Voice UK” ka folur edhe për përvojën e saj në spektaklin muzikor, për të cilin ka thënë se është shumë e nderuar që është pjesë e tij.

“Unë e dua emisionin, por dua të fokusohem në albumin tim të dytë”, ka sqaruar ajo.

Albumi i fundit i Ritës i titulluar “Ora” është publikuar në vitin 2012, duke arritur pozitën e parë të top-listës britanike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat