Një pasanik grek paguan faturat e Amal Clooney

Mediale Vip

Një pasanik grek paguan faturat e Amal Clooney

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:58

Një manjat misterioz grek do të paguajë faturat në mënyrë që Amal Clooney dhe firma e saj ligjore të vazhdojë të luftojë që Muzeu Britanik i Londrës t’i kthejë Greqisë mermerët e Partenonit.

Pas vizitës së saj në Athinë tetorin e kaluar, bashkëshortes së aktorit George Clooney, iu desh të braktiste këtë mision në muajin shkurt, pasi Syriza erdhi në pushtet.

Partia e Aleksis Cipras e konsideroi ekstravagante që një shtet në falimentim t’i paguajë shifra marramendëse zyrës londineze “Doughty Street Chambers”, ku punon avokatja 38 vjeçare. Por tani duket se avokatja bukuroshe do të vazhdojë të vizitojë Athinën dhe të mbrojë çështjen.

Sipas të përditshmes britanike “The Times”, një manjat i industrisë së anijeve ka vendosur të paguajë tarifat e firmës. Një funksionar grek tha se “ky biznesmen do të bëjë një akt të madh patriotizmi”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat