Enca ‘u mbyll gojën’ të tjerëve: Kam 557 mijë ndjekës në Instagram!

Mediale Vip

Enca ‘u mbyll gojën’ të tjerëve: Kam 557 mijë ndjekës në Instagram!

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:21

Ajo ka më shumë se 557 mijë ndjekës në Instagram dhe këtë e thotë me krenari.

Enca Haxhia, këngëtarja që për një fare kohe u quajt edhe fenomen në muzikën shqiptare, fama e saj u përhap me shpejtësi marramendëse në vendet e lindjes por edhe më gjerë.

Me hitin e saj “A po t’pëlqen” ajo mori klikime shumë në Youtube ku suksesi i saj u komentua nga të gjithë.
Por tashmë Enca ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se ajo e ka blerë suksesin e saj.

Bukuroshja ka publikuar në Instagram një pjesë të një artikulli që tregon se kolegët e saj mendojnë që ajo i ka blerë ndjekësit, por që në të vërtetë ajo është mbretëresha e këtij rrjeti social.

“Të gjithë ndjekësit e mi janë mbretëresha dhe mbretër të vegjël”, ka shkruar ajo në këtë fotografi të publikuar në llogarinë e Instagramit.

🙏 Thank u 💖 All my followers are my little queens and kings 👑 #encatics

A photo posted by Enca (@encahaxhia) on


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat