Elisa Spiropali bëhet nënë, sjell në jetë Naltën

Mediale Vip

Elisa Spiropali bëhet nënë, sjell në jetë Naltën

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:06

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali ka sjellë në jetë vajzën e saj, Naltën. Vogëlushja është fryti i dashurisë mes Spiropalit dhe partnerit të saj Salarjon Tota, të cilët u kurorëzuan në martesë vjeshtën e vitit që shkoi.

Pas lindjes së fëmijës, Spiropali dhe Nalta e vogël gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që vogëlushja ka lindur me peshën 3 kg e 400 gr. Emri është zgjedhur nga vetë Spiropali, përpara se vogëlushja të vinte në jetë.

Lajmi për shtatzëninë e Spiropalit u zbulua gjatë ceremonisë së dasmës, ku të ftuarit e vunë re këtë gjë nga paraqitja dhe fustani i saj. Me sa duket, kjo ishte dëshira e Spiropalit për të bërë publike vetë një lajm të tillë, duke zgjedhur një veshje që nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat