Azalea e lumtur që nuk fitoi Grammy

Mediale Vip

Azalea e lumtur që nuk fitoi Grammy

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:58

Reperja e famshme nga Australia, Iggy Azalea ka zbuluar se ndihet e lumtur që nuk ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë Rap.

Ylli i hitit “Fancy” ishte e nominuar për çmimin e ceremonisë së muajit të kaluar, por çmimi shkoi në duart e reperit të famshëm Eminem me albumin e tij “The Marshall Mathers LP 2”.

“Nuk kam dashur ta fitojë atë çmim. Fjalimi im do të ishte si: ‘Në dreq…me këtë. Nuk e dua këtë, merreni. Largojeni nga unë’”, ka thënë ajo për radio stacionin Power 106 në Los Anxhelos.

“Njerëzit pothuajse më urrejnë mjaft. Nuk kam nevojë të urrehem më shumë”, ka shtuar ajo.

Sidoqoftë, reperja e përshkruan fitoren e Eminemit si “ironike”.

“Mendoj se është pak ironike. Kjo është sepse unë jam e bardhë, prandaj jam duke e përvetësuar kulturën, por pastaj Eminem e fitoi atë – i cili është i bardhë dhe e fitoi shumë herë atë çmim – dhe ata nuk thanë asnjë gjë rreth kësaj. Dyshoj se ishte vetëm se ata nuk më pëlqejnë mua”, ka thënë Iggy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat