Jennifer Lawrence në rolin e fotografes së luftës, Lynsey Addarion

Mediale Vip

Jennifer Lawrence në rolin e fotografes së luftës, Lynsey Addarion

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:51

Aktorja amerikane, Jennifer Lawrence, do të luajë rolin e fotografes së luftës Lynsey Addarion në filmin më të ri të regjisorit të famshëm, Steven Spielberg.

Ky film do të jetë i bazuar në biografinë e fotografes Addarion, e cila ka fotografuar viktimat e konfliktit në Afganistan, Irak, Darfur dhe në Republikën Demokratike të Kongos.

Libri i saj me titull “It’s what I do: A photographer’s Life of Love and War”, u mendua menjëherë të bëhet film dhe kjo e drejt iu sigurua regjisorit Spielberg, pas shumë regjisorëve, studiove filmike e aktorëve që ia kishin mësyr këtij projekti.

Libri i Addarios tregon shumë detaje rreth kohës së saj të kaluar në Afganistan, tek ka fotografuar njerëz që vuajnë gjatë regjimit taliban.

Ajo është dëshmitare e gjenocidit në Darfur dhe e dhunimit të grave në Kongo. Libri po ashtu dokumenton edhe vuajtjet e saj në Libi, kur iu nënshtrua dhunës fizike për gjashtë ditë gjatë luftës civile.

Addario në libër flet edhe për jetën e saj personale dhe zbulon se si skena të tilla i kanë shtuar dashurinë për familjen e saj, si ajo ka takuar burrin e saj dhe si ka mësuar të jetojë jetën si një nënë dhe si një korrespondente lufte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat