Të famshmit që janë martuar me “njerëz të thjeshtë”

Mediale Vip

Të famshmit që janë martuar me “njerëz të thjeshtë”

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:36

Regjisorë dhe aktorë që martohen me shoqet e kursit në Akademinë e Arteve, këngëtarë që ndajnë jetën dhe skenën bashkë. Megjithatë ndodh edhe që një person i famshëm, të takoj një ditë një djalë apo një vajzë të thjeshtë dhe të bjerë në dashuri, të martohet e të jetojë me të për vite. Disa prej këtyre janë më poshtë. Ka disa njerëz që dhe pse të ndryshëm në jetën që u indukton profesioni, në jetën private duket sikur kanë gjetur kombinimin perfekt.

Matt Damon u martua me një bariste

Në 2003-shin, aktori i “Good Will Hunting” dhe “Bourne”, Matt Damon takoi Luciana Barroso në një bar në Miami ndërkohë që luante komedinë “Stuck on You”. Barroso punonte si bariste. Damon e kishin marrë zvarrë shokët atje, nga shehsi i xhirimit. Fituesi i Oscar-it tani ka katër vajza me Barroso-n dhe çifti është i martuar që në vitin 2005. Në një shkrim për The Guardian, Damon ka thënë, “Gruaja ime është shpirti im binjak. Nuk mund të jetoj pa të”. Dhe gjatë një daljeje në ekran, ka thënë “Unë kapa jackpotin me gruan time.”

Clooney, kaloi shumë kohë me modele dhe u martua me një avokate me trupin e tyre

George Clooney, shumë i dashur nga femra të famshme e të thjeshta bashkë, beqar joshës për vite me radhe, zgjodhi të martohej pikërisht me një avokate Amal Alamuddin.

Marcia Cross e takoi këtë djalë në dyqan lulesh dhe i dha numrin

Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” Marcia Cross e bëri vetë hapin e parë me atë që është sot bashkëshorti Tom Mahoney. Aktorja e vuri re Mahoney, një aksioner burse, në një dyqan lulesh në Los Angeles në 2004 dhe i dha numrin nëpërmjet pronarit të dyqanit. Pas dy vitesh, ata të dy u martuan. Kur është pyetur nga revista People për regjimin e saj të bukurisë, Cross ka thënë që i shoqi ishte produkti i saj më i mirë. “Unë mendoj që bukuria vjen nga të qenit e lumtur dhe me njerëzit që duam dhe në këtë rast dashuria e tij më bën të bukur.”

Patrick Dempsey u martua me parukieren. Ajo ende i pret flokët.

Aktori i “Grey’s Anatomy” , e takoi bashkëshorten e ardhshme Jillian Fink kur la një takim në sallonin e saj. Parukieria nuk e besonte që ai ishte Dempsey i vërtetë derisa ai hyri në derë. Ata të dy u tërhoqën menjëherë nga njëri tjetri, sipas Dempsey, por pritën tre vjet sa të dilnin bashkë sepse secili ishte i përfshirë në një marrëdhënie. Dempsey ende lë takime të rregullta me të shoqen në sallonin e saj. “Është si një takim për ne sepse mund të flasim dhe nuk kemi tre fëmijët rrotull”.

Eric Bana u martua me një publiciste që takoi në Australi.

Rebeça Gleeson ishte publiciste e një rrjeti televiziv australian kur u filloi të dilte me aktorin e “Star Trek” dhe “Munich” Eric Bana. U takuan në vitin 1995 dhe u martuan dy vjet më vonë. Bana i propozoi në një udhëtim që ai e kishte fituar si çmim për titullin “Bachelor of the Year”, “Beqari i vitit” në Cleo Magazine. Me siguri pas kësaj nuk mund të shpresonte një çmim të tillë! Prej vitesh, çifti që ka dy fëmijë, e bëjnë njëri tjetrin të qeshë me lot, si ka thënë vetë Hektori i Trojës.

Jeff Bridges u martua me një kameriere

Në një intervistë në Reader’s Digest, mbajtësi i një trofeu Oscar, Jeff Bridges kujtoi takimin e parë dhe romancën me Susan Geston që e kishte takuar ndërkohë që ajo punonte si kameriere dhe asistente seti në filmin “Rancho Deluxe” ku luante Bridge. “M’u desh një ditë sa të gjeja çastin t’i thosha për të dalë bashkë. Dhe ajo më tha jo.” Sigurisht raporti i tyre konfliktal në fillim përfundoi mirë, por Bridges ka thenë që ai e dinte që javën e parë që kishte rënë në dashuri dhe që Geston do bëhej gruaja e tij.

Tobey Maguire u martua me vajzën e shefit

Ndërkohë që xhironte “Seabiscuit”, në 2003 Tobey Maguire takoi vajzën e drejtuesit të Universal Studios, Ronald Meyer. Jennifer Meyer, që është një stiliste bizhuterish dhe Maguire dolën bashkë katër vjet dhe më pas u martuan. Fëmija e parë erdhi që para martesës, ndërsa i dyti më vonë.

Reese Witherspoon u martua me shokun esëll të djalit të dehur që e gjuajti në një festë

Pas ndarjes me aktorin Ryan Philippe, Reese Witherspoon provoi të dilte me disa persona të tjerë të famshëm derisa gjeti dikë jashtë ujërave të Hollyëood-it. Agjenti i kinemasë Jim Toth e takoi Witherspoon sepse shoku i tij i dehur nisi të gjuante aktoren e famshme në një festë. Tani të dy janë të martuar. Witherspoon ka deklaruar një herë për revistën Elle që nuk e kishte menduar që do martohej më derisa erdhi Jim dhe i tha asaj një gjë që askush tjetër nuk ia kishte thënë: “Jim më tha, unë do të tregoj çdo ditë çfarë është një partner i mirë dhe çfarë është një njeri i mirë. Unë do kujdesem për ty. Do e bëj këtë aq shumë sa do mësohesh me këtë gjë.”

Julia Roberts luajti një film me Brad Pitt por zgjodhi kameramanin në vend të tij

Ndërkohë që punonte për filmin “The Mexican” me Brad Pitt, Julia Roberts takoi dhe u dashurua më pas me Danny Moder. Kishte vetëm një problem që ai ishte i martuar, ndërsa ajo dilte me aktorin Benjamin Bratt. Megjithatë, ata të dy u martuan në vitin 2002 pasi divorci i Moder u finalizua. Ata kanë tre fëmijë bashkë tani. Gjatë premierës së filmit “Mirror, Mirror,” Roberts u tha gazetarëve që arsyeja pse dukej e re ishte bashkëshorti. “Është thjesht lumturia dhe dashuria e një njeriu të mirë” ka thëën Roberts. “Kjo mendoj që të mban të re. Unë e kam gjetur princin tim të kaltër, jam në rregull.”

Meryl Streep shkoi të jetonte në apartamentin e këtij djali dhe pastaj u martua me të

Meryl Streep e takoi bashkëshortin e saj aktual Don Gummer nëpërmjet vëllait të saj Harry. Gummer, ishte jashtë shtetit dhe Streep qëndronte në apartamentin e tij sa ai të kthehej. Mesa duket, Gummer u kthye më herët dhe të dy u dashuruan shumë shpejt. Gummer, sculptor dhe Streep kanë qenë të martuar për më shumë sesa 30 vjet dhe kanë katër fëmijë bashkë. Kur Streep fitoi Oscar-in e tretë për “The Iron Lady”, ajo iu drejtua Gummer në fjalimin e saj. “Gjithçka që vlerësoj më shumë në jetët tona, ma ke dhënë ti.”

Vince Vaughn luajti një film me Jennifer Aniston, por u martua me një agjente imobilare

Ai doli me Jennifer Aniston gjatë xhirimit të “The Break-Up”, por zgjati vetëm aq. Vaughn pastaj nisi të dalë me një agjente imobilare Kyla Ëeber dhe u martua me të në vitin 2010. Ai duket i lumtur, ka thënë që ka takuar vajzën më të mirë në botë që i ka dhënë atij qëllimin e jetës. Ka thënë edhe që nëse do e kishte takuar më parë do ishte “martuar shumë kohë më parë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat