Ekskluzive: Blerina dhe Mendimi në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”

Mediale Vip

Ekskluzive: Blerina dhe Mendimi në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”

Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:24

Në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”, që nga nesër e mërkurë mund të lexoni, intervista, tema, rrëfime e shumë të tjera. Intervistë ekskluzive e këtij numri do të jetë me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Mendimin dhe bashkëshorten tij Blerina Kllokoqi - Rugova, të cilët janë personazhet kryesor të zgjedhur nga ne.

Intervistë ekskluzive me Blerina dhe Mendim Rugovën
Historia e ëndërruar e çdo dashurie

Në një intervistë ekskluzive, vijnë për ju lexues të dashur, Blerina dhe Mendim Rugova, çifti bashkëshortorë më i popullarizuar në Kosovë për momentin. Ajo është kreatorja më e njohur në skenën shqiptare derisa punimet e saj po depërtojnë edhe jashtë vendit, ndërsa ai është biri i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ndërsa hobi i tij është meteorologjia.

Njihuni me deputetet bukuroshe të Kuvendit të Kosovës

Në të kaluarën në parlamentin e Kosovës jemi mësuar të shohim deputete kryesisht në moshë, që kanë pasur një karrierë të bujshme politike ose në jetën publike të formësuar kryesisht në vitet e vështira kur Kosova ishte nën okupimin serb.

Por vitet e fundit ky trend ka ndryshuar. Shumë vajza të reja dhe atraktive janë futur garës politike madje edhe shumë prej tyre ja kanë arritur të bëhen deputete.

Top 5 lajmet e muajit
Më punë arrihet çdo gjë, por edhe me gjetje dhe sensacion. Ata renditen si më të mirët dhe më të përfolurit të muajit që lamë pas. Cilët janë? Ju njohim tani!

Intervistë familjare me Albulena Haxhiun, deputeten e Vetëvendosjes

Albulena: Krenare vazhdoj traditën patriotike të familjes

Djali i saj Mali është fëmija që ia ka mbushur jetën me shumë gëzime, dhe Albulena pa dyshim që është një nënë shumë e përkushtuar. Ajo është krenare që po e po e vazhdon traditën patriotike të familjes së saj në subjektin që e përfaqëson gjithë rezistencën e gjeneratave ndër vite.

Të ndihesh e veçantë së paku njëherë në vit

8 marsi është dita e vetme e vitit kalendarik kur të gjithë kujtohen për rëndësinë e femrës. Secili prej nesh reflekton dhe i kujton ato që përgjatë një viti i ka bërë, nëna, motra, bashkëshortja apo e dashura.

Ballë për ballë me këngëtaren Remzie Osmani

Asnjëherë muzika popullore nuk do të shuhet derisa të ketë shqiptarë
Kudo në Kosovë e Diasporë është shumë e njohur, është kjo Remzie Osmani këngëtare e mirënjohur e cila në këtë bisedë të realizuar për revistën tonë, na tregon shumë gjëra për jetën punën ecurinë e planeve të saja. Remzia është një këngëtare që nuk donë dhe shumë fjalë për ta përshkruar pasi që ajo është e njohur për publikun.

Dhe shumë shkrime, rrëfime e artikujt të ndryshëm që mund t’i lexoni vetën tek revista “Kosovarja”. Lexim të këndshëm

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat