Me yllin e estradës Adelina Ismajli

Mediale Vip

Me yllin e estradës Adelina Ismajli

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:41

Ai është një nga këngëtarët më simpatik shqiptar e nuk ka si të ndodhë ndryshe se ku është i pranishmë ai aty duhet të ketë më shumë ndjekës të gjinisë femërore. E kemi fajlën për këngëtarin me origjinë nga Kosova por që jeton dhe punon në Zvicër, Granit Ahmeti i cili sapo ka sjellë në treg një këngë të bukur me titull “Ishte faji im”, që siç ai na thotë nuk ka të bëje aspak me jetën e tij. Graniti në rrëfimin e tij për “Bota sot” na tregon mes tjerash edhe pse ai nuk pranon shumë të flasë për jetën e tij se me kë jeton, mjafton që ai është i lumtur. Ndërsa me modesti pranon se nuk është në kategorinë e atyre njërëzve që i etiketon me fjalën “injorantë” saqë të mos rri me të gjithë artistët, pasi siç thotë i ka të gjithë miq tës mirë. Por çfarë po përgadit artisti pas këngës së re si dhe shumëçka tjetër tregon në intervistën e tij.

“Bota sot”: Sapo ke sjellë këngën më të re, i kënaqur me suksesin e saj?

- Po shumë dhe sipas klikimeve në Youtube shihet se po pëlqehet edhe shumë nga publiku dhe më gëzon ky fakt.

“Bota sot”: Cfarë faji ke bërë që e pranove?

- S’ka të bëj me mua personalisht, por ndodh që pasi që gabon pendohet më vonë.

“Bota sot”: Graniti më mirë me baladat apo me këngët ritmike?

- Unë i preferoj baladat në stinën e ftohtë, ndërsa gjatë verës ato ritmike.

“Bota sot”: Deri tani me cilën këngë mund të themi se Graniti u bë i famshëm dhe u njoh më tepër?

- Të them të gjitha nga pak, por më shumë me këngën “Të kërkoj”.

“Bota sot”: Në Kosovë të njohin për pjesëmarrjet e tua nëpër festivale, e në Diasporë nëpër koncerte të shumta. Ku po të presin më mirë?

- Diasporë më shumë, por edhe në Kosovë nuk është keq.

“Bota sot”: Çfarë mendon për ato vajza që të ndjekin ty më shumë për se si dukesh dhe jo se si këndon?

-Unë kam adhueruse shumë, por nuk e di se ku bazohen ato në këngë apo pamje.

“Bota sot”: Pse Graniti nuk ka dëshirë shumë të flasë për jetën private, me kë jeton ai etj etj?

- S’kam cfarë të flas, jetoj me familje që i dua shumë.

“Bota sot”: Me cilën nga këngëtaret shqiptare femra do të doje të kishe një duet, ose ndoshta po e mendon?

- Me yllin e estradës Adelina Ismajli.

“Bota sot”: Artistët që janë shumë të njohur dhe ndoshta të vjetër edhe në moshë a po të presin mirë?

- Unë vetë kam shumë respekt për artistët e vjetër.

“Bota sot”: Graniti është mik me të gjithë artistët, apo ka dikën më për zemër?

- Po jemi miq me të gjithë.

“Bota sot”: Po ndonjë që nuk do të doje kurrë as të pije kafe me të?

- Nuk jam ashtu injoranti unë.

“Bota sot”: Fiton Graniti nga muzika, apo edhe punon dicka tjetër?

- Po fitoj nga muzika, por edhe punoj diçka tjetër.

“Bota sot”: Po mendon për këngën e radhës, dhe kur mund të jetë gati?

- Po së shpejti do të dalë një duet shumë i mirë, që shpresoj që do të pëlqehet. Dhe në fund do të doja të falenderoja familjen time edhe gjithë fansat e mi që më përkrahin shumë, ju falënderoj edhe juve gazeta “Bota sot”./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat