Madonna bën publike datat e turneut “Rebel Heart”

Mediale Vip

Madonna bën publike datat e turneut “Rebel Heart”

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:46

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka bërë të ditur se turneu i saj për promovimin e albumit më të ri “Rebel Heart” do të përfshijë 35 qytete, duke filluar me Majami me 29 gusht të kësaj vere dhe për të përfunduar në Mbretëri të Bashkuar në dhjetor.

Tiketat për të gjitha datat e publikuara të koncerteve do të dalin në shitje me 9 mars. Ky album do të promovohet edhe në Azi, ndërsa pritet konfirmimi për koncerte në kontinentin australian.

Ky album i këngëtares 56 vjeçare nuk i shpëtoi piraterisë muzikore, ku 14 këngë të tij janë publikuar ilegalisht në internet, muaj më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat