Po e kërkon dashurinë

Mediale Vip

Po e kërkon dashurinë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 23:08

Kylie Minogue në një inervistë për revistën “Sunday Life”, është shprehur se është në kërkim të dashurisë. Këngëtarja Minogue mbahet mend për lidhjet e gjata me ish të dashurit e saj.

Marrëdhënia e fundit e 46 vjeçares ka qenë me modelin spanjoll Andres Valencoso e cila zgjati për pesë vite, nga 2008 – 2013. Para kësaj këngëtarja ka patur lidhje po kaq të gjatë dhe me aktorin francez, Olivier Martinez nga viti 2002 – 2007. Më pas një tjetër romancë ka patur mes saj dhe modelit James Gooding.

Pranimi i sinqertë nga ana e këngëtares se është në kërkim të dashurisë vjen menjëherë pasi ajo është kthyer në shtëpinë e saj në Australi, pas disa javësh pushim në Los Angelos.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat