Ribashkohen “binjakët” Schwarzenegger dhe DeVito

Mediale Vip

Ribashkohen “binjakët” Schwarzenegger dhe DeVito

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:21

Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito janë ribashkuar në skenë duke rikthyer në vëmendjen e të gjithëve filmin e famshëm “Twins” (Binjakët), ku dy aktorët luanin krah njëri – tjetrit.

Këtë herë bëhet fjalë për skenën e Golden Camera Awards në Hamburg të Gjermanisë, ku Schwarzenegger u nderua me çmimin “International Lifetime Achivement”, çmim që iu dorëzua pikërisht nga miku i tij DeVito.

Siç shkruan Us Weekly, Schwarzenegger u emocionua pamasë ndërsa falënderoi DeViton për prezencën e tij.

Ribashkimi mes dy aktorëve vjen 27 vite pas komedisë së tyre të famshme “Twins” ku ata luanin rrolin e binjakëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat