Po mos të ishin aktorë, do të ishin ...

Mediale Vip

Po mos të ishin aktorë, do të ishin ...

Më: 2 mars 2015 Në ora: 15:02

Në fillim të karrierës, yjet që do të prezantojmë me siguri se as që kanë ëndërruar se do të bëheshin aq të famshëm sa rrallë ndokush nuk ka dëgjuar për ta deri më tani. Dhe po që se ata nuk do të arrinin famën e tanishme, do të merreshin me diçka krejtësisht tjetër. Në vazhdim ne ju zbulojmë se cili do të ishte zanati i tyre i preferuar. Aktori legjendar, Jack Nicholson, ka deklaruar se ai me siguri se do të bëhej një kirurg, çka besojmë se edhe në këtë detyrë do të arrinte sukses të madh siç ka arritur edhe në botën e filmit.

“Ëndrra ime ishte të bëhesha një stjuardesë dhe për atë edhe kam studiuar”, ka deklaruar aktorja, Jennifer Love Hewitt.

Deri kohë më parë ai ka qenë beqari më i preferuar, por George Clooney ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë së tij. Por po të mos ishte fama, ai tani do të ishte duke nxjerrë minerale nga nëntoka, pasi dëshira e tij ishte të bëhej minator. Aktori britanik Jud Law vërtetë do të ishte një polic interesant, natyrisht po qe se në këtë drejtim nuk do ta pengonte zanati i aktorit. Shpesh në videospotet e saj është paraqitur si infermiere dhe pikërisht ky zanat ishte ëndrra e Madonna-s. Natalie Portman gjithsesi se do të ishte seksi si kuzhiniere, edhe nëse do të mbërthente rrobat deri në fyt. Kjo ishte ëndrra e saj. Ndoshta nuk do ta besonit por Penelope Cruz do të ishte një kapitene anijeje, ekuipazhi i së cilës do të përbëhej vetëm nga meshkujt. Ajo ka qenë e bindur se kur të rritej, do ta bënte këtë punë. Aktori Tim Burton me dëshirë do të punonte në restorante të ushqimit të shpejtë, ndërsa Tom Cruise si ushtar do të luftonte për paqen në botë. Ndërsa, regjisori dhe aktori Woody Allen, do të përkujdesej për shëndetin tonë, pasi shkollimin e ka të kryer për mjek.

1. Minator

Deri kohë më parë ai ka qenë beqari më i preferuar, por George Clooney muaj më parë i ka dhënë fund beqarisë së tij. Por po të mos ishte fama, ai tani do të ishte duke nxjerrë minerale nga nëntoka, pasi dëshira e tij ishte të bëhej minator

2. Kirurg

Aktori legjendar, Jack Nicholson, ka deklaruar se ai me siguri se do të bëhej një kirurg, çka besojmë se edhe në këtë detyrë do të arrinte sukses të madh siç ka arritur edhe në botën e filmit

Penelope Cruz do të ishte një kapitene anijeje, ekuipazhi i së cilës do të përbëhej vetëm nga meshkujt

Polic

Aktori britanik, Jud Law, vërtet do të ishte një polic interesant, natyrisht po që se në këtë drejtim nuk do ta pengonte zanati i aktorit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat