Xhensila: Tashmë jam e rritur (Foto)

Mediale Vip

Xhensila: Tashmë jam e rritur (Foto)

Më: 2 mars 2015 Në ora: 14:42

Xhensila Myrtezaj thotë se ajo tashmë është një vajzë e rritur, duke “arsyetuar” setin e ri të fotografive të saj.

Këngëtarja së fundi ka realizuar një fotosession nën objektivin e fotografit Renuar Locaj, ku ka hedhur imazhin e vajzës klasike, për të ardhur pak më ndryshe dhe më e rebelizuar për publikun me saj.

“Në fakt, këto janë fotot ku unë shfaqem tashmë e rritur dhe ajo e vërteta, pak para se të festoj 22­vjetorin në prill” ka thënë Xhensila për Panorama.

“Kam zgjedhur të realizoj këtë set të ri fotografish, me veshjet e stilit tim të përditshëm dhe që më pëlqen shumë”.

“Vazhdoj të mbetem konservatore për sa i përket veshjes dhe imazhit, pasi më pëlqen të jem brenda kornizës së seriozitetit”, shprehet Xhensila.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat