Shumë shpejt një këngë me babain

Mediale Vip

Shumë shpejt një këngë me babain

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 2 mars 2015 Në ora: 12:32

Në ditën e të dashuruarve ai këndoi “Nisu e shko”, një këngë e cila u prit shumë mirë por siç thotë artisti se dita pak rëndësi kishte. Ky është këngëtari Korab Shaqiri i cili pa ngurim dhe me kënaqësi rrëfen për “Bota sot” jo vetëm për projektin e tij më të ri, por edhe për punën tashmë si autor i këngëve të tij por jo vetëm edhe të shumë artistëve të tjerë. Djaloshi tashmë magjistër i Kompozicionit ka një keqardhje kur dëgjon disa të ashtëquajtur artistë. Cila është kjo dhe me kë është duke përgaditur duet ai, për më shumë ju flet intervista!.

“Bota sot”: Përshëndetje Korab, si po ecën kënga e re me klip?

- Përshëndetje, kënga po ecë mirë dhe me të vërtetë i kënaqur me suksesin e shpejt të kësaj kënge.

“Bota sot”: Të gjithë pyesin pse pikërisht në ditët e të dashuruarve e solle këtë këngë?

- Fjalët e fundit janë gjithmonë të vështira për tu thënë pa marrë parasysh dita. Dita ka pak rëndësi sa i përket dashurisë së humbur tashmë.

“Bota sot”: Është një vajzë që në të vërtetë Korabi i thotë kështu?

- Edhe në klip shihet qartë se lufta ime është me njerëzit të cilët nuk duan ti shohin bashkë, djalin dhe vajzën. Vajza është e paramenduar se egziston, sepse faktikisht ajo ka shkuar!!

“Bota sot”: Edhe kjo këngë është prodhim i studios tënde, ke vendosur gjithmonë ti krijosh vetë këngët e tua?

- Kjo është prodhim i studios time “Barok Sound Studio”. Mirëpo si bashkëautorë të muzikës jemi unë dhe Yll Limani. Kurse në tekst jemi 3, unë, Ylli dhe Ilir Shaqiri. Çdo njeri që ma ofron një këngë të mirë do ta marrë dhe ta këndoj me kënaqësi.

“Bota sot”: Të themi se Korabi po na vjen më mirë kur këndon balada apo këngë ritmike?

- Balada dhe ritmike do të thoja të dyja sepse kam shumë këngë të cilat janë pëlqyer nga publiku dhe ato kanë qënë si ritmike ashtu edhe balada. Është ndonjëherë koha kur je më i prekur shpirtërisht dhe ke nevojë të "shfryhësh" nëpër këngët ku e gjen veten. Kjo është e gjitha.

“Bota sot”: Besoj se komentin e parë e ke marrë nga babai artist për këngën?

- Babai është koherent me krijimet e mija, dhe jemi në debat të përhershëm për të mirën e krijimeve të mia. Zakonisht nuk pajtohemi gjatë krijimeve tona mirëpo në fund e gjejmë gjuhën e përbashkët dhe e finalizojmë projektin me marrëveshje të plotë.

“Bota sot”: Kur do të keni ndojë këngë së bashku me Ilirin?

- Besoj që shpejt do të kemi këngë bashkë me babain. Kënga vetëm se është e përfunduar dhe do të dalë gjatë këtij viti.

“Bota sot”: E dimë se ke diplomuar me sukses në Akademinë e Arteve në Tiranë, një artist me diplomë që do të thotë një vulë besimi në profesionin tënd?

- Eshtë tamam ashtu, sepse e ndien vehten më të plotësuar rreth informacioneve dhe rreth asaj që ti krijon. Nuk është e kuptueshme nga ana ime për ata këngëtarë që këndojnë dhe nuk dinë se cfarë po këndojnë edhe ku po këndojnë.

“Bota sot”: Mendon ndonjë specializim tjetër për muzikë ndoshta në vendet e zhvilluara në botë?

- Unë tashmë jam Magjistër i Kompozicionit. Magjistraturën e kam përfunduar në Tiranë dhe pres të gjej një vend ku mund ta përfundoj doktoraturën e kompozicionit. Lënda ime është specifike dhe nuk ka doktoraturë nëpër shumë universitete botërore.

“Bota sot”: Të vjen keq kur shikon sot shumë këngëtarë që ndoshta nuk i dinë as ti thonë shtatë notat e muzikës, por janë shumë ‘in’ kudo?

- Notat besoj që janë (Temë e rëndë për ta)! Mirëpo më vjen keq për ata që nuk dinë të fishkëllejnë si duhet e le më të këndojnë ‘Live’! Niveli i këtyre pseudoartistëve është shumë i ulët dhe mendoj se në një kohë të afërt nuk do të ketë më vend për ta në skenën muzikore shqiptare.

“Bota sot”: Deri tani Korabi ka krijuar më tepër këngë komerciale, apo që kanë vlerë e mbesin?

- Atë e vlerëson publiku në kohë! Mirëpo unë për vete kur krijoj mundohem të krijoj vlera dhe lavdi tek këngët e mija. Besoj që kam kohën dhe pjekurinë profesionale të krijoj akoma më shumë këngë të bukura për karrierën time.

“Bota sot”: Pas suksesit të “Nisu e shko” projekti më i ri është në plane?

-Brenda një periudhe të shkurtër do të shihni edhe projektin e ri. Në muajin Mars vjen edhe projekti i ri ku besoj shumë që do të jetë një duet n'mes meje dhe një kengetareje të skenës shqiptare. Publiku le ta pres sepse do të jetë dicka e bukur. Faleminderit gazetës tuaj për hapsirën./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat