Unikkatil, nuk performon në ndeshjen Shqipëri - Serbi

Mediale Vip

Unikkatil, nuk performon në ndeshjen Shqipëri - Serbi

Më: 1 mars 2015 Në ora: 23:38

Reperi shqiptar, Unikkatili, është spekuluar se do të performojë para ndeshjes Shqipër – Serbi që zhvillohet në tetor të këtij viti, por sa është e vërtetë kjo?

Faqe jo serioze në Facebook dhe portale të ndryshme kanë raportuar se Unikkatili do të performojë para ndeshjes ndaj Serbisë.

Unikkatil

Megjithatë, ky lajm duket të jetë vetëm një spekulim i radhës që është përhapur në internet.

Kjo pasi një prej njerëzve të afërt familjar dhe në menaxhmentin e tij, Kristian Paloka, ka konfirmuar se nuk ka ndonjë kërkesë nga reperi për të performuar, e as anasjelltas.

“Unikkatili nuk ka kërkuar që të performojë. Po që se populli ka dëshirë atëherë mund të ndodhë, mirëpo Unikkatili nuk është oportunist dhe nuk do t’i imponohet askujt”, u shpreh Kristian Paloka.

Unikkatili herën e fundit është parë nga publiku shqiptar në vitin 2012 kur performoi në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat