Dhurata speciale për ditëlindjen e Dr. Florit

Mediale Vip

Dhurata speciale për ditëlindjen e Dr. Florit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:44

Në ditëlindjen e parë të Dr. Florit, që prej ndarjes së tij nga jeta, Albani u kujdes që të përjetësonte emrin e të vëllait në një studio muzikore. Lajmin e bën të ditur Aurela Gaçe përmes një videoje të shpërndarë për fansat në Facebook.

“Në ditën e lindjes se vëllait të vet, Albani,(Product 28) përuroi një studio me emrin e Dr. Florit. Një vend ku ne do te bëjmë muzikë, një vend ku ai lodhej por edhe shprehte gjithë ç’kishte në shpirt. Albani me familjen e miqtë, si edhe muzikantë të rinj, do të kenë një vend ku do ta kujtojnë Florin përditë...një kënd me foto nga jeta e tij, një biblioteke me librat e shumtë që ai lexonte (për ata që s'e dinë, Flori lexonte shumë) , ..një faqe muri e mbushur me vargjet e tij te panumërta”, shkruan Aurela.

Ajo shton se vëllai i Florit po punon shumë që të përfundojë projektet e nisura nga vëllai i tij Flori, dhe shumë shpejt pritet që të vijnë këngë të reja. Studion e muzikës e ka përuruar vajza e Florit Kaltrina e cila ka vendosur kufjet duke dëgjuar këngën e babait të saj, “Ku ka si Tirona”, dhe duke performuar në piano.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat