Çiljeta e bën më mirë se Kim

Mediale Vip

Çiljeta e bën më mirë se Kim

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 23:34

“Kim Kardashian është chipp para meje, pra e rëndomtë thënë me fjalë të tjera”. Kështu ka thënë Çiljeta Xhilaga duke komentuar kopjimin gjë i bëri fotografisë së amerikanes së famshme, transmeton PanoramaPlus.
Në fakt, në promovimin e projektit të përbashkët me Noizyn (“Gangsta Love”), këngëtarja dhe reperi kanë pozuar të zhveshur për revistën “Who”, ndërsa fotografia është shpërndarë shumë edhe në rrjetet sociale.
Mirëpo, ata morën kritika, pasi pozimi i tyre është kopje e një pozimi të mëparshëm të çiftit të famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West për revistën franceze të modës, L’Officiel Hommes.

Sidoqoftë, duket se Kim nuk i bën aspak përshtypje Çiljetës, derisa këngëtarja shqiptare ka sqaruar po ashtu se ajo dhe Noizy nuk kanë qenë nudo gjatë pozimit, porse kjo gjë është ndihmuar me anë të Photoshopit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat