Armina uron Shkëlzenin: Je i pari dhe i vetmi

Mediale Vip

Armina uron Shkëlzenin: Je i pari dhe i vetmi

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 12:24

Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, dje ka festuar ditëlindjen e tij dhe një nga urimet më speciale veç dy fëmijëve, i ka ardhur nga partnerja e tij, Armina Mevlani.

Në foton e publikuar në “Instagram”, Armina ka edhe një dedikim për të dashurin e saj: “Për të parin dhe të vetmin, të uroj një ditëlindje të bukur dhe të gjitha ditët të jenë kaq të gëzuara sa sot”. Pas këtij publikimi nuk munguan komentet dhe urimet.

Marrëdhënia e tyre u pranua publikisht në darkën gala që shtroi Presidenca, por ish-kryeministri Berisha duket se nuk mban një qëndrim pozitiv ndaj kësaj.

Ndërkohë Shkëlzen Berisha ka kaluar në administrimin e saj një biznes, të cilin Armina e ka hapur pak kohë më parë. Por nuk mungojnë as veshjet luksoze dhe makinat, që ka përfituar si peshqesh Armina nga i dashuri i ri.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat