Hajduti e kthen fustanin e Nyong’os

Mediale Vip

Hajduti e kthen fustanin e Nyong’os

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 11:42

Fustani me vlerë prej 150 mijë dollarëve që e kishte veshur aktorja, Lupita Nyong’o, natën e ndarjes së çmimeve Oskar, është kthyer nga hajduti që e vodhi atë nga hoteli ku po qëndronte aktorja e njohur.

Fustani i firmës ‘Calvin Klein’, u vodh të mërkurën në një nga hotelët që gjendet në pjesën perëndimore të Hollywood-it, ku po qëndronte aktorja e njohur, fituese e vitit të kaluar e çmimit Oskar.

Hajduti thuhet se e ktheu fustanin pasi ka marrë vesh se 6 mijë perlat që ishin të vendosura në fustan, nuk ishin të vërtetë.

Një nga zyrtarët e policisë së Los Angelesit, iu ka thënë gazetarëve se një medium e ka njoftuar policinë amerikane se një person anonim që i ka telefonuar ata iu ka thënë se e ka kthyer fustanin në hotelin prej të cilit e kishte vjedhur fustanin.

Mediat raportojnë se hajduti i kishte hequr dy nga 6 mijë perlat dhe i kishte dërguar për verifikim, dhe pas kësaj kishte mësuar se ato nuk janë të vërteta.

Hetime megjithatë do të vazhdojnë për të gjetur hajdutin, pavarësisht asaj nëse perlat në atë fustan janë të vërteta apo jo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat