Fituesi i Oscar shndërrohet në femër (Foto)

Mediale Vip

Fituesi i Oscar shndërrohet në femër (Foto)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 23:19

Eddie Redmayne ka fituar së fundmi një çmim Oscar për interpretimin e një prej shkencëtarëve më të famshëm në botë, Stephen Hawking dhe tani po bëhet gati për të interpretuar një grua të famshme. Për të qenë më të saktë, një mashkull që u shndërrua në femër.

Aktori britanik do të luajë rolin e Einar Wegener, i njohur më vonë si Lili Elbe, në filmin ‘The Danish Girl’ ("Vajza daneze"). Filmi na zhvendos në vitet '20 dhe tregon sesi piktori Wegener pozoi me veshje femre për bashkëshorten e tij Gerda Waud, e interpretuar nga Alicia Vikander, pasi modelja që duhej të pozonte nuk u paraqit në kohë. Me kalimin e kohës, Einar u bë Lili dhe nisi shndërrimin e tij në grua.

Redmayne ka thënë për ‘Daily Mail’ se ka nisur të shikojë me imtësi lëvizjet e femrave dhe ka punuar shumë me Alexandra Reynolds, e cila e ka ndihmuar edhe për lëvizjet që duhej të bënte në filmin ‘The Theory of Everything’, film për të cilin u vlerësua me Oscar.

Pjesë e kastit të ‘The Danish Girl’ do të jenë Amber Heard, Matthias Schoenaerts dhe Ben Whishaw. Filmi me regji të Tom Hooper do të jetë kandidat i fortë për sezonin e ardhshëm të ndarjes së çmimeve kinematografike. Pritet që ky film të shfaqet në fund të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat