Juliana Pasha : “Sa keq që muzika ka humbur shpirtin e vërtetë”

Mediale Vip

Juliana Pasha : “Sa keq që muzika ka humbur shpirtin e vërtetë”

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:01

Që muzika e vërtetë prej kohësh si shkak i proçesit të industrializimit dhe evoluimit po zhduket, kjo është një gjë që fare thjesht mund të dallohet nga kushdo.

Por, fatkeqësisht koha po zhduk këtë muzikë, por më keq po largon nga skena dhe ekrani dhe ata të cilët më së miri e përfaqësonin dhe realizonin atë. Ky është një konstatim i hidhur lidhur me vazhdimësinë e trashëgimisë kulturore jo materiale muzikore botërore, dhe kësaj vlere dita ditës sa vjen dhe zbehet dhe i humbet shpirti.

“Sa keq që muzika ka humbur shpirtin e vërtetë” shkruan me keqardhje dhe nostalgji këngëtarja e njohur Juliana Pasha në një status në adresën e saj ne rrjetin social facebook.

“Këto katër bisha të skenës sepse vetëm kështu mund ti quaj” vijon Juliana, “kanë ndikuar tek unë pafund me muzikën e tyre të jashtëzakonshme”.

“Janë katër femra të forta, të vërteta me potencial të jashtëzakonshem vokali, performuese që të bëjnë të drithërohesh sa herë i degjon”, shkruan një ndër këngëtaret më mira në vend, dhe shkrimit të saj I bashkangjit pikërisht foton që ju po shikoni.

“Është e pamundur t’i anashkalosh dhe të mos mësosh prej tyre që nga mënyra se si këndojnë, si marrin frymë, si mbajnë mikrofonin e deri tek performancat e tyre në skenë. Dhe në ditët e sotme nuk ka dhe nuk besoj se do të shohim më artiste të tilla si Whitney Houston, Tina Turner, Aretha Franklin, Celine Dion”, përmbyll shkrimin e saj mjaft të vërtetë artistja e njohur e kenges shqiptare .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat