“Imagine Dragons” në krye të listës së albumeve më të pëlqyera

Mediale Vip

“Imagine Dragons” në krye të listës së albumeve më të pëlqyera

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 07:59

Grupi i muzikës rok, Imagine Dragons e ka hequr nga pozita e parë këngëtarin Drake në listën e albumeve më të pëlqyera në SHBA, pas një paraqitje të mirë në Grammy Awards dhe reklamave të postuara në të njejtën kohë.

Në tërësi, brenda një jave shitur 172 mijë kopje të albumit, "Smoke + Mirrors", të grupit nga Las Vegas, ndërsa albumi është shkarkuar 7.6 milionë herë në internet, duke arritur kështu majën e listës së albumeve më të pëlqyera për këtë javë në Shtetet e Bashkuara.

Albumi i Drake, “If You're Reading This, It's Too Late", ka rënë në pozitën e dytë, ndërsa kolona zanore e filmit, ‘Fifty Shades of Grey’ që përmban këngë të Beyonce dhe Ellie Goulding, ka rënë në pozitën e tretë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat