Amber Rose nuk di vetëm të zhvishet

Mediale Vip

Amber Rose nuk di vetëm të zhvishet

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:53

Amber Rose e nisi striptizmin në moshën 15-vjeçare. Instagrami i saj është i tejmbushur me foto provokuese dhe, megjithëse është bërë nënë, ajo nuk ndalet së postuari video “twerking” (me dridhje të pasmesh). Mirëpo Rose nuk mjaftohet me kaq, pasi ajo ka zgjedhur të na japë edhe “disa mësime jetësore”:

Mos ki frikë të ndërmarrësh risqe

Ajo i tejkalon kufijtë. Kur ndodhet mbi tapetin e kuq, ia del të bier në sy me fustanet e saj të guximshëm, jo vetëm sepse është Amber Rose dhe ka një trup të denjë, por sepse ka vetëbesim.

Duaji format e tua

E keni parë trupin e kësaj gruaje? Ajo është e bëshme dhe me forma, por barku i saj është i sheshtë pasi ajo ushtrohet shumë në palestër. Megjithëse do të donim të mbulohej paksa në emër të “mëmësisë”, fakti se ajo ka një trup të tillë, për të cilin ndihet krenar, është diçka që mund ta vlerësojmë.

Qesh me ata që të kanë inat

Të tjerët mund ta quajnë si të duan, por ajo do të jetë Amber Rose dhe do t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj.

Ki kontroll mbi të shkuarën dhe të ardhmen

Ndryshe nga disa yje që duan t’i flakin kujtimet, Amber ka kontroll mbi zgjedhjet e bëra në të shkuarën dhe e kupton se ato e kanë ndihmuar të jetë ajo që është sot.

Gjej kohë për qejf

Pas sulmeve në mediet sociale nga klani Kardashian, Rose mori kohë për t’u kënaqur. Nuk mund ta marrësh jetën aq seriozisht, thotë ajo.

Kuptoje saktë këtë fjalë...

Në librin e saj të ardhshëm, Amber Rose përpiqet të përcaktojë termin popullor “k*rvë e keqe”. Rose sugjeron se ky term i referohet një femre të fortë, që e respekton veten dhe që ka gjithçka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat