Edhe Doutzen Kroes largohet nga Victoria’s Secret

Mediale Vip

Edhe Doutzen Kroes largohet nga Victoria’s Secret

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:00

Dy modele braktisin markën e të brendshmëve të Victoria’s Secret.Dyshohet se pagesa e ulët ka detyruar modelet Doutzen Kroes dhe Karlie Kloss që të lënë rolin e Engjëjve biondë të markës së famshme të veshjeve intime.

Ka zëra se ato merrnin një pagë shumë të ulët, në krahasim me koleget e tyre Alessandra Ambrosio e Adriana Lima.Kështu që pas Miranda Kerr, dy bukuroshe të tjera heqin rrobat e parajsës dhe gjejnë profesione të tjera.

Kloss është edhe imazhi i L’Oreal dhe ka vendosur që të studiojë për të kënaqur të fejuarin, i cili nuk i kishte shumë qejf pasarelat seksi. Pak ditë më vonë, atë e ndoqi edhe Engjëlli tjetër biondë, Kroes, pas 6 vitesh shkëlqim me veshjet intime.

“Paratë nuk janë më si një herë e një kohë. Kontratat e vjetra llogariteshin në miliona apo qindra mijëra dollarë ”, tha një burim për ‘Page Six’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat