Rrumbullakoset Nora, fsheh barkun e shtatzënisë me rroba të lirshme

Mediale Vip

Rrumbullakoset Nora, fsheh barkun e shtatzënisë me rroba të lirshme

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 21:49

Ndërsa tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë këngëtarja Nora Istrefi ka nisur të rrumbullakoset. Në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar një fotografi selfie të realizuar në pasqyrë, ku shihen kofshët e mbushura të saj. E veshur me një fustan të zi të lirshëm dhe me një xhup ngjyrë bezhë gjithashtu të bollshëm, Nora fsheh barkun e rrumbullakosur, ashtu siç ka bërë vazhdimisht qysh nga mësimi i lajmit të shtatzënisë. Këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë, si fryt i martesës me të shoqin Robert Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat