Çiljeta puthet në shtrat me mashkullin e jetës: Shkëlqejmë si diamanti (Foto)

Mediale Vip

Çiljeta puthet në shtrat me mashkullin e jetës: Shkëlqejmë si diamanti (Foto)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 21:10

Ajo është një prej nënave më të lumtura dhe këtë e tregon vazhdimisht, përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale ku shfaqet pranë djalit të saj. Këngëtarja Çiljeta shfaqet sërish në krahë të mashkullit të jetës së saj, djalit Fernando.

Ata shihen të shtrirë në krevat ku ajo është zgjuar ndërsa i vogli i saj fle. Bashkëngjitur fotografisë së postuar në Facebook, Çili shkruan, “Ne shkëlqejmë si diamante në qiell. Lum si unë çfarë kam në jetë. E lumtur, e bekuar dhe e dashuruar nga ky mashkulli i vogël. Në dreq gjithë të tjerët”.

Kujtojmë se Çiljeta nuk ka bërë publik asnjëherë babanë e djalit të saj dhe as ndonjë mashkull që mund të ketë pranë, ndërsa ditën e djeshme publikoi një fotografi në krahët e reperit Noizy ku shihej e zhveshur në krahët e tij, pamje nga klipi i tyre i fundit “Gangsta Love”. Mjaftoi kjo foto që mediat rozë të hamendësojnë një lidhje mes tyre, por megjithëse ata janë miq prej vitesh, nuk kanë pohuar apo mohuar diçka të tillë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat