Babai i Kim Kardashian shokon: Do bëhem femër

Mediale Vip

Babai i Kim Kardashian shokon: Do bëhem femër

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:31

Vëmendjen veç mamasë së Kim Kardashian, e cila përpiqet që të ngjajë joshëse, këtë herë e ka marrë njerku i yllit të “reality show”-t.

Bruce Jenner, është njerku i Kim Kardashian, i cili ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm në jetën e tij. Ai për muaj të tërë ka qenë në vëmendjen e medieve për pamjen e çuditshme, por tashmë është konfirmuar se do të shndërrohet në femër. Ende nuk dihet pse e ka marrë këtë vendim, ndoshta është ndikuar nga linjat dhe ndërhyrjet e femrave në familjen e tij.

“Bruce është duke u shndërruar në grua”, ka thënë një burim për revistën “People”.

“Ai më në fund është i lumtur dhe familja e tij e ka pranuar atë që është duke bërë ai. Ai është shumë i lumtur. Kjo është arsyeja se përse është koha e duhur për të bërë diçka të tillë në jetën e tij. Këtë vendim ai ua ka rrëfyer njerëzve më të afërt”.”, ka shtuar burimi.

Edhe pse ndryshimet e tij fizika kanë qenë të dukshme, Jenner ka vendosur që procesin e transformimit ta bëjë shumë ngadalë në mënyrë që familja e tij të mësohet me ndryshimet.

“Ai është shumë i mençur dhe respekton këtë periudhë të ndryshimit. Në vend se të befasojë të gjithë, ai ka vendosur që këtë proces ta bëjë ngadalë”, shkruhet në “People”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat