Vanesa Sono fituese e “Gjeniu i Vogël 6”

Mediale Vip

Vanesa Sono fituese e “Gjeniu i Vogël 6”

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 08:54

Vanesa Sono është fituesja e madhe e superspektaklit të talenteve të vegjël “Gjeniu i vogël 6″ në ekranin e Televizionit Klan.
Mes emocioneve dhe me një diferencë të vogël votash, katër anëtarët e jurisë, shpallën fituese të edicionit të gjashtë të zërave më të mirë të vegjël, 13- vjeçaren nga Saranda në përballjen finale me Artemisën dhe Rean.
Mbrëmja finale e emocioneve të mëdha nisi me 4 sfidat e vendosura drejpërdrejtë në natën parafinale, për të mbërritur deri në çmimin e madh të “Gjeniu i vogël 6″.
Edhe në këtë natë finale juria e pati të vështirë të përzgjidhte sfidë pas sfide zërat më të mirë.
Nuk munguan suprizat, si ngjitja në skenë e dy vokal-koaç, Elona Islamaj dhe Egzona Ademi.
E bukura Klea Huta, prezantuesja e cila na shoqëroi për 15 netë, përcolli emocione te publiku me interpretimin e saj të veçantë drejpërdrejt nga Teatri i Televizionit Klan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat