Soni imazh i Daniel Wellington

Mediale Vip

Soni imazh i Daniel Wellington

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:21

Këngëtarja Soni Malaj se fundmi është bërë imazh i firmës së orëve të dorës Daniel Wellington. Këtë e ka bërë të ditur vet artisja shqiptare përmes rrjetit të saj social Instagram.

Soni ka postuar një fotografi në të cilën ajo tregon fotografinë e realizuar për firmën e njohur Daniel Wellington, e me këtë bën me dije se tashmë ajo është bërë imazh i kësaj firme.

Ndërkaq Soni, ndër të tjera ka shpalosur edhe se këtë vit do të jetë shumë aktive me bashkëpunime e këngë të cilat do na sjellin Sonin krejt ndryshe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat