Sinan Hoxha i dhuron unazë 5 mijë dollarëshe të fejuarës doktoreshë

Mediale Vip

Sinan Hoxha i dhuron unazë 5 mijë dollarëshe të fejuarës doktoreshë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 09:18

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Hoxha i ka dhënë fund beqarisë. Ai është fejuar me një bukuroshe nga Kumanova që quhet Andrra. Lajmi që fillimisht u publikua nga një agjenci kosovare, u përhap menjëherë në portale të ndryshme e rrjete sociale në Shqipëri. Bashkë me lajmin u shfaqën edhe fotot e dy të fejuarve, që duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
DASHURIA
Miq të afërt të këngëtarit kanë zbuluar për “Bluetooth” se dashuria midis Sinanit dhe Andrrës lindi në Paris dy vite më parë, por ai e ka mbajtur të fshehtë deri ditën e fejesës. Këngëtari dhe Andrra janë takuar rregullisht në Paris, qytet ku edhe janë njohur për herë të parë. Sinani nisej nga vendet ku ndodhej për koncerte ndërsa vajza e tij zemrës nga Hamburgu i Gjermanisë, për t’u bashkuar thuajse çdo javë në kryeqytetin francez. Gjatë kësaj kohe artisti shqiptar është kujdesur shumë që kjo marrëdhënie të mbahej e fshehtë sa më gjatë e të mos bëhej publike sidomos në media.
FEJESA
Historia e dashurisë midis Sinan Hoxhës dhe bukuroshes nga Kumanova Andrra Destani, u kurorëzua me fejesë pas dy vitesh. Sipas burimeve pranë çiftit, unaza e fejesës që Andrra mban në gisht është me diamant dhe ka kushtuar rreth 5 mijë dollarë. Andrra është 24 vjeçe dhe jeton prej vitesh në Gjermani. Ajo është e diplomuar në mjekësi. Këngëtari 34-vjeçar nuk e ka sjellë asnjëherë deri më tani të fejuarën në Shqipëri, si gjithmonë në përpjekje për ta mbajtur larg fokusit të medias. I kontaktuar nga “Bluetooth”, Sinani nuk pranoi të prononcohej për asgjë. Nuk dihet ende nëse çifti ka nisur apo jo bashkëjetesën, dhe a kanë plane për martesë. Fejesa e Sinan Hoxhës me siguri ishte një lajm i gëzuar jo vetëm për fansat, por sidomos për familjen e tij, e cila siç është shprehur këngëtari në intervista, mezi priste ta shihte dhëndër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat