Detaje të reja për dasmën e Johnny Depp-it

Mediale Vip

Detaje të reja për dasmën e Johnny Depp-it

Më: 31 janar 2015 Në ora: 00:37

Johnny Depp duket se është i dashuruar marrëzisht me Karaibet.

Pas shumë filmave që ka bërë me “Piratët e Karaibeve”, tashmë ai edhe do të martohet në Karaibe.

Siç bëjnë të ditur mediat rozë amerikane, 51-vjeçari dhe partnerja e tij 28-vjeçare Amber Heard do të kryejnë ceremoninë martesore në Karaibe fundjavën e ardhshme.

Ceremonia do të jetë tejet intime dhe do të ketë vetëm 50 të ftuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat