Momenti kur moguli Suge Knight dorëzohet në polici

Mediale Vip

Momenti kur moguli Suge Knight dorëzohet në polici

Më: 31 janar 2015 Në ora: 00:35

Ky është momenti kur një nga emrat më të njohur në botën e muzikës hip- hop dorëzohet në polici.

Marion ‘Suge’ Knight u përfshi në një incident në një shesh xhirimi në Kaliforni.

Pasi u zu me disa persona, ai mendohet se i ndoqi nga pas me një makinë ‘pick up’ të kuqe, duke i goditur me makinë.

Si pasojë, një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Avokati i mogulit të muzikës thotë se ishte një aksident, por policia po heton për vrasje të qëllimshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat