Angela Martini: Ja kur do të zhvishem për 'Playboy'

Mediale Vip

Angela Martini: Ja kur do të zhvishem për 'Playboy'

Më: 30 janar 2015 Në ora: 22:04

Modelja shqiptare Angela Martini gjatë një intervistë për gazetën zviceriane “Blick” ka pohuar se nuk do të pozojë zhveshur për revistën “Playboy”, të paktën për momentin.
“Unë nuk do të pozoja zhveshur. Ndoshta kur të jem 35 vjeçe, nëse atëherë do të jetë dikush që do të më shohë ende ...(qesh)”.

Ndërsa e pyetur në lidhje me shfaqjen e saj pa të brendshme në 2011 mbi tapetin e kuq, ajo ka thënë, “Oh Zot, ka qenë vërtet një moment i sikletshëm!”

Përsa i takon jetës private modelja mohoi thashethemet rreth një marrëdhënie mes saj dhe miliarderit turk Ali Baran Suzer, duke theksuar se janë gënjeshtra dhe mes tyre ka veç një miqësi. Ndërkaq, Martini ka deklaruar se në Mars pritet të hapë dyqanin e saj online, një linjë bikini që mban emrin Martini Bikini, të gjitha të dizenjuara nga vetë modelja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat