Irina e ‘sakatoi’ Ronaldon

Mediale Vip

Irina e ‘sakatoi’ Ronaldon

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:38

Ndarja nga Irina Shayk, forma jo e mirë fizike, dhe ngarkesa e paraqitjeve të vazhdueshme janë identifikuar si tri arsyet pse Cristiano Ronaldo nuk ka shfaqur formë të mirë gjatë vitit 2015.

Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur në nivelin e dëshiruar prej kur fitoi Topin e Artë në Zurich. E njëjta gjë i ndodhi edhe në kohën kur ishte në Manchester United.

Por pse? “Marca” ka publikuar arsyet kryesore të paraqitjeve të zbehta të yllit portugez deri më tani gjatë vitit 2015. Për tashmë një kohë të gjatë, Ronaldo nuk ka qenë në kulmin e formës fizike dhe kjo ka ndikuar në shpejtësinë e lojës së tij.

Po ashtu, ai është duke luajtur me vazhdimësi, ngarkesë kjo mjaft e madhe për një futbollist i cili i është afruar ditëlindjes së 30-të.

Ndërsa, e treta, ajo që për shumëkënd përmendet si arsyeja kryesore: ndarja nga Irina Shayk. Ndryshimet në jetën private ndikojnë tek Ronaldo dhe kjo vërehet tek ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat