“Snajperi amerikan nuk ishte një hero”

Mediale Vip

“Snajperi amerikan nuk ishte një hero”

Më: 30 janar 2015 Në ora: 00:17

“Snajperi Amerikan” është pritur shumë mirë nga publiku amerikan, por kjo nuk do të thotë që do t’a shohë edhe Jesse Ventura.

Ish-guvernatori i Minessotas nuk e konsideron si hero Chris Kyle dhe thotë se nuk ka ndërmend t’a shohë filmin.

Sipas Venturës filmi është një propagandë e pastër e cila përfshin Irakun me sulmet e 11 shtatorit.

Por Ventura ka dhe një arsye personale përse nuk e shikon filmin.

Ai hodhi në gjyq Chris Kyle pasi në një pjesë të autobiografisë të tij, Kyle thoshte se kishte goditur me grusht Venturën në vitin 2006 në një bar në Kaliforni pasi ky i fundit kishte thënë që disa amerikanë duhet të vdesin në Irak.

Për këtë gjë Ventura e hodhi në gjyq dhe fitoi 1.8 milionë dollarë.

Pas gjyqit kjo pjesë e historisë u hoq nga libri dhe nuk bën pjesë në film.

“Nuk është hero për mua. Nuk ka aspak heroizëm te gënjeshtra. Një burrë që gënjen mund të jetë gjithçka, përveçse një hero”, tha Ventura lidhur me snajperin më vdekjeprurës amerikan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat