Meda i kthehet futbollit

Mediale Vip

Meda i kthehet futbollit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:51

Këngëtari i mirënjohur dhe pronari i skuadrës së Hajvalisë, Meda, po shfrytëzon kohën e qëndrimit të skuadrës së tij në Shqipëri, për të stërvitur së bashku me ta.
Hajvalia, ka zgjedhur Shqipërinë për të kryer përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa së bashku me skuadrën, po qëndron edhe pronari Meda, i cili sipas një fotografie që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se po stërvitet së bashku me skuadrën.
Përndryshe, Meda në të kaluarën, ka qenë futbollist profesionist.
Hajvalia që për trajner ka angazhuar Ismet Munishin, mbetet skuadra më favorite për të fituar titullin e kampionit në futbollin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat