Courtney Love pranon: Kur isha shtatzënë me Frances Bean përdora heroinë

Mediale Vip

Courtney Love pranon: Kur isha shtatzënë me Frances Bean përdora heroinë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:07

Këngëtarja e “Hole”,thotë se ka përdorur heroinë gjatë kohës që priste vajzën Frances Bean, nga lideri i grupit “Nirvana”, Kurt Cobain. Kjo ka ndodhur 22 vjet më parë dhe Courtney Love e ka rrëfyer këtë në dokumentarin që po bëhet për ish-bashkëshortin e saj , i cili besohet se ka vrarë veten në vitin 1994. “ E kam përdorur vetëm një herë.

E dija që do të ishte mirë’,-konfirmon Love në dokumentarin e realizuar pikërisht nga Frances Bean, vajza e vetme e legjendarit Kurt Cobain.

Në rrëfim gruaja e ish- liderit të “Nirvana-s”, nuk e specifikon dozën që ka përdorur, por kjo ka shkaktuar shumë polemika. Menjëherë pas ardhjes në jetë të Frances Bean, me 18 gusht të 1992, revista “Vanity Fair”, shkruante se Courtney Love kishte përdorur heroinë gjatë shtatzënisë, duke bërë që autoritet amerikane të ndërhynin dhe t’i hiqnin përkohësisht kujdestarinë çiftit.

Këngëtarja e ‘Hole’, nuk i kishte konfirmuar kurrë akuzat e revistës. Dokumentari që po i kushtohet Kurt Cobain, zbulon detaje të reja të historisë njerëzore dhe profesionale të legjendarit të rrokut.

Për realizmin e tij, është shfrytëzuar arkiva, si tekste këngësh, muzikë dhe fotografi që shihen për herë të parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat