Miley ia zë vendin Kim Kardashianit? (Foto)

Mediale Vip

Miley ia zë vendin Kim Kardashianit? (Foto)

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:59

Miley Cyrus e ka zëvendësuar Kim Kardashian në ballinën e revistës “LOVE” ku do të paraqitet së bashku me shoqen e saj, Cara Delenvingne, ndonëse kjo në fund doli të jetë vetëm një manipulim me ‘photoshop’.

Në fillim të kësaj jave, LOVE e ka publikuar një fotografi ku paralajmërohej se Kardashian do të jetë në ballinën e numrit të ri, diçka që konsiderohej si konfirmim i pozicionit të saj shumë lartë në botën e modës.

Megjithatë, Miley Cyrus, e ka zëvendësuar Kim Kardashian në fotografinë e publikuar ndërsa ky zëvendësim duket se është bërë nga fansat e saj.
E dashura e djalit të Arnold Schëarzenegger, së fundi e ka manipuluar edhe një fotografi të reklamës së fundit të Calvin Klein në origjinalin e të cilës janë paraqitur Justin Bieber dhe Lara Stone.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat