Dënohet polici, dëgjonte Tunën

Mediale Vip

Dënohet polici, dëgjonte Tunën

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:39

Një polic është dënuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pasi është zënë duke dëgjuar këngë shqiptare, të kënduara nga Altuna Sejdi, “Tuna”.

“Disa kolegë maqedonas që kanë dëshmuar kundër meje, kanë gënjyer se gjoja në telefon kam lëshuar këngë provokuese.

Është e saktë që kam dëgjuar muzikë, mirëpo ajo nuk ka qenë muzikë provokuese.

Kam dëgjuar Tunën, Anelian (këngëtare bullgare) dhe një këngë angleze, që tani nuk po më kujtohet.

VMRO-në e kam sharë, por jo ditën kur u mbajtën protestat, por kur ishin zgjedhjet”, thotë polici 35-vjeçar nga Shkupi.

Polici me inicialet F. T., nga Shkupi është dënuar me 15 për qind të rrogës për 6 muaj rresht. Ai thotë se është viktimë e një ngjarjeje të montuar nga kolegët e tij maqedonas.

“Jam viktimë e një ngjarjeje të montuar nga një kolegu im maqedonas, për shkak se disa muaj më parë pata dënuar një familjarin e tij, duke udhëtuar me një veturë të paregjistruar.

Që në atë kohë më kishte paralajmëruar dhe më ka kërcënuar, duke më thënë do të vinte koha kur unë të përgjigjesha për këtë dënim”, thotë për “Lajm”, polici F.T.

Ai është pjesë e policisë së Maqedonisë që nga 2003 dhe për rezultatet në punë, disa herë është shpallur policë më i mirë i muajit.

Provokimet ndaj tij kanë filluar më 25 korrik 2014, kur bashkë me kolegët e tij ishte dërguar të sigurojë një protestë para Muzeut të Holokaustit. Që në momentin kur kishte arritur në punë, nisën edhe provokimet ndaj tij.

“Kur mbërrita në punë, u përshëndeta në gjuhën shqipe me kolegët e mi.

Një epror maqedonas filloi të ofendojë nga distanca, duke thënë:

“Ma çanë trapin këta shqiptarët. Kush do t’i durojë sërish kur të fillojnë të bërtasin Shqipëri Etnike (maqedonisht: Preku k.. mi e od ovie shiptarite. Koj qe gi podnese dëneska koga qe pocnat da vikat çista, çista, çista Albanija).

Nga nervat ja ktheva: Nuk kërkojnë Shqipëri të pastër, por Iliridë të pastër. Si nuk ke turp ti si epror t’i thuash këto fjalë”, vazhdon rrëfimin e tij, F.T.

Në vendimin e MPB-së, të nënshkruar nga ministrja Gordana Jankullovska, thuhet se F.T. ka treguar sjellje të pahijshme në punë.

“Disa kolegë maqedonas që kanë dëshmuar kundër meje, kanë gënjyer se gjoja në telefon kam dëgjuar këngë provokuese.

Është e saktë, kam dëgjuar muzikë, mirëpo ajo nuk ka qenë muzikë provokuese.

Kam dëgjuar Tunën, Anelian (këngëtare bullgare) dhe një këngë angleze, që tani nuk po më kujtohet.

VMRO-në e kam sharë, por jo ditën e protestave, por kur ishin zgjedhjet.

Kundër meje ka dëshmuar një polic i cili gjoja më ka kthyer me furgon në stacionin policor edhe pse unë atë ditë jam kthyer në këmbë për shkak se komandanti më largoi nga protesta për shkaqe që vetëm ai i di”, shton polici 35-vjeçar.

F.T. thotë se rasti kundër tij është hapur me katër muaj vonesë, respektivisht më 17 nëntor të vitit të kaluar dhe dyshon se kjo është bërë qëllimisht, që të zhduken dëshmitë që tregojnë pafajësinë e tij.

Po ashtu paralajmëron se do të ankohet në Shkallën e dytë, kurse më pas nëse ka nevojë edhe në gjykatë, ku do të kërkojë video që dëshmojnë se në stacion është kthyer me furgon, e jo në këmbë.

Ai thotë se vendimi kundër tij është marrë me gënjeshtra zyrtare nga ana e disa kolegëve që kanë dëshmuar kundër tij, ndërsa nuk janë marrë parasysh fare dëshmitë e kolegëve shqiptarë dhe një kolegu maqedonas që ka dëshmuar në favor të tij.

F.T. për këtë rast ka vënë në dijeni edhe përfaqësuesit e BDI-së në Shkup, prej të cilëve ka marrë garanci se do të kalojë me “dënim minimal”.

Mirëpo edhe ai ka përfunduar si shumë shqiptarë të akuzuar në raste të montuara, e që kërkojnë ndihmë prej kësaj partie: në fund ka marrë dënim drastik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat