“Nuk kam kohë për xhelozi kolegesh”

Mediale Vip

“Nuk kam kohë për xhelozi kolegesh”

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:22

Alessandra Ambrosio është shumë e zënë për t’u përfshirë në “zënka idiote” me koleget e saj modele. Bukuroshja braziliane thotë se nuk ka kohë të merret me gjërat negative (siç është rivaliteti mes vajzave të kopertinave) pasi jeta e saj personale është e mbushur me gjëra të tjera.

Në një intervistë për ‘Ocean Drive’, ajo tha: “Ne frymëzohemi nga njëra-tjetra. Ato janë koleget e mia, janë të mrekullueshme dhe secila ka vendin e vet.”

“Kur ke fëmijë në shtëpi, nuk e ke mendjen për xhelozi. Nuk përqendrohem te gjërat negative, përpiqem të shoh aspektet pozitive. Jam shumë e zënë për të shpenzuar kohë me idiotësi të tilla”, shpjegoi Ambrosio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat