Bieber kërkon falje publike

Mediale Vip

Bieber kërkon falje publike

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:06

Justin Bieber ndoshta në çaste reflektimi , veçanërisht pas një episodi për emisionin më të ndjekur në SHBA, atë të Ellen Degeneres, i ka kërkuar falje publike fansave të tij.

Motivi pse e ka bërë këtë gjë është ende i paditur por një gjë është e sigurt; fjalët janë nga zemra. Në këtë video të natyrës “mea culpa” të publikuar të mërkurën në mbrëmje vonë, ai ka thënë se ndihet keq për sjelljen e vet që prej një viti e gjysmë ndoshta prej arroganti dhe ka premtuar ndryshim. Në këtë konfesim publik Justin thotë: “Nuk jam tipi që nuk më bëhet vonë se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Kam dhënë impresionin e gabuar”. Pas këtij reflektimi mesazhet e suportit për Bieber kanë vërshuar lumë veçanërisht nga Beliebers-at.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat