Fenomeni Rita performon në Academy Awards

Mediale Vip

Fenomeni Rita performon në Academy Awards

Më: 29 janar 2015 Në ora: 09:17

Këngëtarja, kantautorja dhe aktorja, Rita Ora, do të performojë këngën e nominuar për Oskar, “Grateful”, në edicionin e 87-të të Academy Awards. Konfirmimi është bërë nga producentët Craig Zadan dhe Neil Meron.

“Artistja ndërkombëtare, Rita Ora, do të debutojë në skenën e Oskarit këtë vit. Zëri fantastik dhe madhështia e saj përbëjnë një kombinim të përsosur për spektaklin tonë”, thuhet në kumtesën e producentëve.

“Grateful” është shkruar nga Diane Warren për filmin “Beyond the Lights”, ndërsa konkurron për çmimin Oskar për Këngën origjinale.

Katër këngët tjera të nominuara janë “Everything Is Awesome” (“The Lego Movie”), “Glory” (“Selma”), “I’m Not Gonna Miss You” (“Glen Campbell…I’ll Be Me”) dhe “Lost Stars” (“Begin Again”).

Këngëtarja shqiptare ka dominuar top-listat britanike me albumin e parë dhe platinum të certifikuar, “Ora” (2012), që përmbante hitet, si “R.I.P.”, “How We Do (Party)” dhe “Hot Right Now”.

Kënga e saj e re “Black Widow” me Iggy Azalea është një tjetër hit, ndërsa në pranverë është paralajmëruar albumi i saj i dytë.

Ajo do të paraqitet edhe në disa filma këtë vit, si “50 Shades of Grey” dhe “Southpaw” me Jake Gyllenhaal në rolin kryesor.

Ceremonia e 87-të e ndarjes së çmimeve Oskar do të mbahet më 22 shkurt në Hollywood.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat