Gold AG: Edhe protestuesi edhe polici ka një nënë që e pret në shtëpi

Mediale Vip

Gold AG: Edhe protestuesi edhe polici ka një nënë që e pret në shtëpi

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:58

Reperi Gold AG ka shprehur pakënaqësinë e tij për atë që ndodhi gjatë protestave të të martës në Prishtinë duke shprehur keqardhje për dhunën, si ndaj protestuesve ashtu edhe ndaj policëve.

“Protestat tolerohen në gjithë botën por dhuna jo, por kjo që po ndodh nuk është faji i popullit po i atyre që i zgjasin dorën serbit për hatër të dikujt tjetër”, thuhet mes tjerash në një postim të tij në Facebook.
Reperi ka komentuar edhe deklaratën e mëhershme të kryeministrit Isa Mustafa, se “Jabllanoviqin nuk e solli ai”, duke kërkuar nga kreu i qeverisë shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat