Bukuroshja Amal kundër politikanit turk

Mediale Vip

Bukuroshja Amal kundër politikanit turk

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:40

Amal Clooney, një nga femrat më të ndjekura pas nga mediat rozë, do të përfaqësojë Armeninë në një gjyq të profilit të lartë kundër një politikani turk, që mohoi gjenocidin e vitit 1915, kur më shumë se 1.5 milionë armenë u vranë.

Avokatja bukuroshe, bashkëshortja e aktorit të njohur, George Clooney, do të këshillojë Armeninë, pasi ata kanë sfiduar një apel të Dogu Perinçek, që ishte gjetur gjetur fajtor nga një gjykatë zvicerane në vitin 2008, pasi kishte mohuar gjenocidin armen.

Avokatja 36- vjeçare mbërriti sot për seancën e parë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Dogu Perinçek, lideri i Partisë së Punëtorëve Turkë, ishte gjobitur nga një gjykatë në Zvicër, pasi gjatë një vizite në këtë vend, deklaroi se gjenocidi armen është një gënjeshtër ndërkombëtare.

Më vonë ai apeloi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vendosi se Zvicra kishte dhunuar të drejtën e tij për t’u shprehur.

Tani apelimi i tij po sfidohet nga Armenia.

Në prill të këtij viti shënohet edhe 100- vjetori i kësaj masakre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat