Vogëlushja që na bëri krenarë – performanca e Erzës në finale (Video)

Mediale Vip

Vogëlushja që na bëri krenarë – performanca e Erzës në finale (Video)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:34

Ajo ishte kandidatja më e re (nëntëvjeçare) e edicionit të sivjetmë të spektaklit “Franca ka një talent mahnitës” (“La France a un incroyable talent”) dhe i bëri të gjithë për vete.
Shqiptarja Erza Muqolli me talentin e saj të pabesueshëm shkoi javë pas jave deri në finale të këtij kompeticioni.
Ajo gjithmonë siguronte duartrokitjet e flakta të publikut, si dhe brohoritjen e jurisë së magjepsur. Kjo vogëlushe na bëri të gjithëve krenare.
Erza doli e treta në garën “La France a un incroyable talent”, ndërsa në finale këndoi këngën “La vie en rose”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat