Krijesat mistike ekzistojnë? Depp dëshmon praninë e tyre në hotelin ku qëndronte

Mediale Vip

Krijesat mistike ekzistojnë? Depp dëshmon praninë e tyre në hotelin ku qëndronte

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:28

Johnny Depp ka kërkuar ndjesë për mungesën e tij në një konferencë për shtyp me justifikimin se ishte i zënë duke luftuar me një krijesë mitologjike, e cila po e sulmonte.

Ylli i Piratëve të Karaibeve tha se ishte i detyruar të luftonte më këtë krijesë të çuditshme derisa ta hidhte atë nga ballkoni i hotelit në Tokyo, ku aktualisht po qëndron.

51-vjeçari tha se nga ky shkak është detyruar të anullojë promovimin e filmit të tij të ri “Mortdecai” një ditë më parë.

Unë jam sulmuar dje në mëngjes nga një krijesë e rrallë e quajtur chupacabra, ka thënë ai me ironi.

Luftova me të për orë të tëra, këto krijesa janë tepër këmbëngulëse, është shprehur Depp.

Unë jam shumë i sigurt se tani që e hodha nga kati i 23-të, nuk do ta shoh më kurrë. Faleminderit që më kuptuat, ka thënë aktori 51- vjeçar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat